Ministrja Hoxha mungon edhe në Komisionin për Legjislacion

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 13:28 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, nuk është paraqitur as në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku së bashku me drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, qenë të ftuar për të diskutuar rreth arritjes, sfidave dhe avancimit të luftës kundër korrupsionit.

Në arsyetimin e ministres Hoxha thuhet se nuk mund të paraqitet në këtë komision për shkak të agjendës së ngjeshur, raporton Ekonomia Online.

Në Komision po vazdhon raportimin e tij drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Kujtojmë se ditë më parë ministrja Hoxha, nuk është paraqitur as në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, në të cilin pritej të shqyrtohej Projektligjit për Akademinë e Drejtësisë; ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për faljen e borxheve publike; Shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme