Ministrja Hoxha me zëvendëskryeministrin Osmanin vizituan shtëpinë e Shën Terezës

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 19:32 | Nga

Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas takimit zyrtar, së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, përgjegjës për Integrim të Republikës së Maqedonisë, ka vizituar shtëpinë e Shën Terezës në Shkup.

Ministrja Hoxha në rrjetin social ka theksuar se Shën Tereza “sublimon shpirtin e kombit tonë, duke u bërë model i mirësisë për njerëzimin. Misioni i saj mbetet porosi për brezat, për të shpërndarë kujdes për të tjerët, paqe e dashuri”.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Pas takimit shumë përmbajtësor rreth bashkëpunimit në procesin integrues, në Shkup, së bashku me Bujar Osmanin, përgjegjës për Integrime në Maqedoni, vizitova shtëpinë e Shën Terezës, shenjtores tonë.

Shën Tereza, u bëri ballë sfidave të kohës me punë, sakrificë e përkushtim, duke u vënë në mbrojtje të të varfërve dhe të pafuqishmëve.

Ajo sublimon shpirtin e kombit tonë, duke u bërë model i mirësisë për njerëzimin. Misioni i saj mbetet porosi për brezat, për të shpërndarë kujdes për të tjerët, paqe e dashuri.”

Image may contain: 1 person, flower, plant and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing, sky and outdoor

Të ngjashme