Minxhozi: Bashkimin kombëtar mund ta bëjmë, por jo territorial

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerëson se pandemia e COVID-19 ka vështirësuar punën edhe në fushën e të bërit diplomaci.

Por që Kosova dhe Shqipëria si dy vende vëllazërore, sipas tij, kanë kaluar muret duke ndërtuar urat e lejueshme në rrafshin diplomatik por edhe dimensione të tjera.

Ai flet edhe për raportet Kosovë-Shqipëri, ndërrimin e shpeshtë të kryeministrave dhe për ndikimin që ka kjo në raportin dypalësh që siç thekson ai provohet të mos bëhet aq diplomaci.

Fillimisht kërkesa për njohje të gjenocidit të Serbisë në Kosovë përmes një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë dhe paskëtaj procesi i dialogut Kosovë-Serbi, janë tema që janë prekur në këtë intervistë me Minxhozin.

Ambasadori shqiptar ka dhënë përgjigjet e tij edhe për idenë e përfolur – edhe së fundmi – rreth bashkimit kombëtar.

“Duhet të ecim drejt një bashkimi në mes nesh…” është shprehur ai, në një intervistë për Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme