Minxhozi në ditëlindjen e Nexhmie Pagarushës: Na le dhuratë të çmuar zërin e mrekullueshëm

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka kujtuar artisten e ndjerë Nexhmie Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.

Minxhozi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.

“Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha! Kishim shumë dëshirë Të të kishim sa më gjatë midis nesh”.

“Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, shkruan Minxhozi.

https://www.facebook.com/ambasadarsh.prishtine/posts/502118897867688

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme