Minxhozi: Taksa e Serbisë, mundësi bashkëpunimi me Shqipërinë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:31 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka mbajtur diskutim të hapur me studentët dhe stafin e UBT-së.

Minxhozi, ka folur mbi fushën ekonomike dhe marrëdhënien tregtare mes dy vendeve. Ai ka thënë se shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të lartë të marrëdhënies tregtare, raporton Ekonomia Online.

“Besoj që fundviti do të japë një shifër shumë interesante rreth 240 milionë euro shkëmbime të ndërsjella, ku vitin e kaluar kanë qenë 200 milionë, në vitin 2016 kanë qenë 165 milionë. Kemi një rritje prej dy vitesh në masën 70-80 milion euro, ajo që pastaj është pozitive është se Kosova partnerin kryesorë në vendin e CEFTA-së ka Shqipërinë ku eksporton më tepër, mendohet që Kosova të arrijë shifrën 65 milionë, 70 milionë euro në tregun e Shqipërisë. Ajo që është më e rëndësishme, është që ka rritje”, tha Minxhozi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se taksa e vendosur për Serbinë, po krijon mundësi të reja të tregtimit Kosovë-Shqipëri.

“Në këto kushte kur kemi edhe një taksë që i është vendosur Serbisë, janë krijuara hapësira të reja që tregu midis nesh të marrë rritje edhe më të mëdha. Bashkim kombëtar nuk mund të ketë pa bashkim ekonomik. Bashkimi ekonomik është një dicka, nuk është një ëndërr por realitet që duhet të bëhet nga dita në ditë”, tha Minxhozi, raporton EO.

Durrësi do të jetë porta hyrëse, pohon Minxhozi, teksa pohon se kjo do të bëjë që importi të jetë më i shpejtë.

“Durrësi do të jetë porta hyrëse e Kosovës, dhe po punojmë në këtë drejtim të ecim në këtë drejtim që malli që vjen atje të përpunohet atje nga autoritetet e Kosovës dhe të mos ketë ndalesë fare. Kjo do bëjë që importi të jetë më i shpejtë dhe pa probleme”, shtoi Minxhozi.

Ndërsa, ka adresuar edhe cështjen e energjisë elektrike, të cilën e ka konsideruar tepër të rëndësishme.

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, ka thënë se lidhja akademike mes Kosovës dhe Shqipërisë në sektorë të ndryshëm është mase e nevojshme.

“Shtoj kërkesën që ne të jemi më pro aktivë në ofrimin e zgjidhjeve në tema të ndryshme, po sido që të jetë mendoj një lidhje e akademisë është shumë e nevojshme që vendimmarrjet të jenë sa më cilësore duke u bazuar në analiza të mira akademike, analiza të mira profesionale, shkencore”, tha Hajrizi, raporton EO.

Sipas Hajrizit, dy qeveritë kanë strategji të qartë por sipas tij, nuk janë parë.

“Kur po flasim për zhvillimet në përgjithësi, kur po flasim për potencialet, dhe zakonisht potencialet i kemi të theksume, mirë po unë personalisht ndoshta nuk i kam fortë të njohura. Që të dy Qeveritë kanë strategji të qartë të unifikuar dhe potencialin që fshihet në shumë sektorë apo më mirë të themi portfolio jo të ndryshme në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Hajrizi.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme