Minxhozi: Të hiqen barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 15:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se edhe pse është bërë mjaft në marrëdhëniet tregtare në mes të  dyja vendeve ende ekzistojnë barriera në shkëmbimet tregtare, për të cilat thekson se duhet të hiqen.

Këto komente ai i ka bërë për Ekonomia Online gjatë hapjes së panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

“Është një temë që mund të flasim gjatë por kanë rritje besoj që na bënë të mendojmë shumë për të hequr disa barriera në sistemin doganor për mënyrën që ato të bëhen më të akcesueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë”

Ai beson se mosliberalizimi i vizave e dëmton mjaftueshëm biznesin kosovar ku i ka bërë thirrje politikës kosovare që ti plotësojnë kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Mosliberalizimi i vizave dëmton shumë, besoj që politika duhet të marr një vendim për të plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian dhe besojmë që do të kemi një të ardhme tjetër së shpejti” ka thënë ai.

Ambasadori shqiptar i ka lavdëruar bizneset kosovare për të cilat thotë se çdo ditë e më tepër po bëhen pjesë e tregut rajonal duke rritur cilësinë e produkteve të tyre.

“Kompanitë e Kosovës çdo ditë e më tepër po jenë pjesë përbërëse të tregut rajonal që është një ambicie shumë e madhe për të gjithë ne dhe unë mendoj që sot prodhuesit e Kosovës kanë bërë një hap më cilësor dhe mendoj që me shkëmbimin e eksperiencës të kompanive të ndryshme do të rritet edhe gama e prodhimeve, përfundoi ai.

Të ngjashme