Miodrag Miliqeviq sërish insiston se është sulmuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 14:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i OJQ-së serbe, “Aktiv”, Miodrag Miliqeviq ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me pretendimet se se ishte keqtrajtuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, raporton Ekonomia Online.

Mileqeviq ka shpjeguar se si ka ndodhur rasti duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth 1 kilometër larg pikës kufitare të Jarinjës, saktësisht në lokacionin ku gjendet e vendosur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo hapësirë është e vëzhguar nga kamera të sigurisë, teksa ka shtuar se ka kërkuar nga Policia, pamjet.

Ai se nuk ka pasur nevojë për sjellje agresive nga Policia e Kosovës, duke sqaruar edhe lëndimet që ka marr.

“Më 14 nëntor të hënën në mëngjes isha rrugës për në Sarajevë për të marrë pjesë në një ngjarje ndërkombëtare dhe në afërsi të Leshakut u takova me tri vetura të Policisë së Kosovës dhe një tjetër veture e cila ishte para policisë dhe e blinduar. Ishte mjaft e qartë se bëhej fjalë për Njësinë Speciale. Në atë moment kolona ishte 40 km/h dhe pa rotacion. Jam munduar të tejkaloj veturën e fundit që ka qenë transporter i Njësisë Speciale e cila me ka ndalur dhe më ka bërë me dije se tejkalimi nuk është i mundur dhe jam kthyer në korsinë e djathtë dhe nuk kam tentuar më të tejkaloj. Me pas ka dalë një pjesëtar i Policisë dhe me shenjë me ka bërë me dije që të mbajë më shumë distancë. Ishte e qartë që nuk ishte i mundur tejkalimi”.

“I dyti nga ata të tre, më është drejtuar me gjuhë agresive në serbisht dhe me ka kërkuar dokumente. Ju thash që nuk ka nevoje për tensione dhe më është thënë ta mbylli gojën dhe të mos flas. Ka filluar sjellja shumë e ashpër, nuk me ka lënë të flas as në shqip as në serbisht dhe për mua ka qenë shokuese. Edhe në këtë moment kam emocione te shumta dhe nuk e kam provokuar situatën. Nuk ka pasur nevojë për sjellje agresive. Fizikisht jam shtyrë për veture që të më kontrollojnë, më kanë goditur dy herë. Iu shpjegova se punoj ne organizatë joqeveritare. Për fat të mire, përveç një të ajure nuk ka pasur lëndime tjera. Pas te gjitha kontrolleve në Novi Pazar jam kthyer ne Kosovë. Kam bërë te nesërmen ankese në IKP. Arsyeja pse e shpjegova ne detaje është që te tejkalohen të gjitha spekulimet. Arsye tjetër janë demantet publike të Policisë qe kjo ngjarje nuk ka ndodh”.

Ai ka thënë se ka parashtuar kërkesën në Inspektoratin Policor të Kosovës për të hetuar rastin. Miliqeviq i pyetur pse ka zgjedhur të kryejë kontrollet mjekësore në Novi Pazar dhe jo në Mitrovicë ka thënë se nuk ka dashur të bëjë dramë më tutje.

“Kam vazhduar rrugën për në Novi Pazar, nuk ka qene kontroll rutinore, kam vazhduar rrugën duke mos e kuptuar seriozitetin. Kam treguar që kam problem me Policinë dhe kam marrë goditje në pjesën e majtë të barkut dhe kam kërkuar që të më trajtojnë urgjentisht. Nuk kam bërë dramë, kam kërkuar të trajtohem më shpejtë në mënyrë që të vazhdojë rrugën për në Sarajevë”.

Më 14 nëntor, Organizata joqeveritare, “Aktiv”, me seli në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Miliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës e kishte demantuar organizatën joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicë të Veriut, e cila kishte deklaruar se drejtori ekzekutiv i saj, Miodrag Milliqeviq, është “abuzuar fizikisht dhe verbalisht” nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme