“Miqtë e Amerikës” i dhuruan flamurin amerikan aktivistes Vlora Xhemajli

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës” i ka dhuruar flamurin amerikan, aktivistes  Vlora Xhemajli si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë.

“Me moton AMERIKA E PARA, sot e vazhdova/përfundova aktivitetin me këtë sllogan – dhurimi i një sasie të simbolit kryesor amerikan – flamuri, miqve, personaliteteve e përkrahësve moral të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Për përkrahjen dhe aktivitet të pandërprerë afro 10 vite pa kompensim material pak më parë ia dhurova flamurin znj. Vlora Xhemajli dhe e falenderova, në emrin tim aktivistëve miqve për kontributin e dhënë”, ka shkruar ai në Facebook.

Aktiviteti përfundon sot pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden (20 janar 2021).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme