Miqtë e Amerikës përgatiten për nderimin e viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot është takuar me Kapiten Naim Buzuku shef i operativës NJSO- Prishtinë, dhe Rreshter Ibrahim Dani udhëheqës i Gardës Ceremoniale të Policis së Kosovës.

Qëllimi i takimit ka qenë mbarëvajtja e organizimit “Nderim viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA”.

“Qëllimi I takimit ishte koordinimi sa më i mirë i mirëvajtjes së organizimit “Nderim viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA”. Gjatë takimit e uruam Kapitenin dhe Rreshterin për jubileun e Policisë dhe e falenderova për përkrahjen e vazhdueshme që na kanë dhanë pjesëtarët e Gardës së Policisë dhe stafin komandues”, ka shkruar Rexhepi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme