“Miqtë e Amerikës” përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit me një varg aktivitetesh

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 11:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishin humbur jetën më shumë se 3 mijë qytetarë nga sulmi i organizatës terroriste Al Qaeda, mbi kullat binjake në New York si dhe sulmin mbi Pentagon.

Nxënësit e shkollës “Hivzi Sulejmani” kanë filluar aktivitetin e parë, duke u nisur nga shtatorja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me emrat e viktimave të vendosur në korniza, e duke vazhduar me marsh nëpër sheshin “Zahir Pajaziti”, rrugën “George W. Bush”, deri te sheshi “Bill Clinton”, raporton Ekonomia Online.

Pas tyre, zjarrfikësit dhe emergjenca kanë defiluar me sinjalizime të ndezura.

Ndërsa, Garda e Policisë së Kosovës e ka ulur në gjysmështizë flamurin te shtatorja e presidentit Bill Clinton.

Pjesëmarrësit kanë vazhduar aktivitetin me ndezjen e qirinjve në këtë shesh, i cili ishte edhe destinacioni i fundit i marshuesve për këtë aktivitet.

Në konferencën për media para shtatores së presidentit Clinton, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka thënë se janë të nderuar ta respektojnë shtetin amerikan, raporton EO.

“Kjo është mënyra më e vogël që ne si popull i Kosovës mund të bëjmë. Në këtë mënyrë bëjmë një veprim njerëzor, por njëkohësisht e bëjmë. një veprim politiko-diplomatik, në të cilin i tregojmë shtetit amerikan, institucioneve amerikane, popullit amerikan që ne, populli i Kosovës, e kemi merituar me u intervenu për ne”.

Ai ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur më 11 shtator në Amerikë.

“Më 7 shtator e kemi organizu një ekspozitë, në Kaçanik ku kemi fillu dhe kemi dërgu mesazhe edhe nga Kaçaniku”.

“Këtë vit, jo vetëm Prishtina, por e gjithë Kosova ka qenë e inkuadruar në veprime për solidaritet”.

“Populli amerikan ne jemi me ju. Populli amerikan, ne na keni përkrahës”.

Kimberly Riffe, përfaqësuese e Ambasadës Amerikane në Kosovë, ka thënë se të gjithë janë në pikëllim në këtë ditë të 11 shtatorit, duke rikujtuar ngjarjen e kësaj date, 17 vite më parë.

Shefki Abdullahu, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i emergjencave të Kosovës, ka folur për viktimat e 11 shtatorit, ku ka thënë se në mesin e tyre ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë, raporton EO.

Ai ka përmendur ekipet e zjarrfikësve dhe rolin e tyre në këtë ngjarje. “Me respekt të veçantë i përkujtojmë viktimat e 11 shtatorit”.

Sefer Isufi nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përcjellë mesazhin e ndjesisë së përbashkët emocionale për humbjen e jetëve të qytetarëve dhe personelit të mbrojtjes.

Ai ka njoftuar se FSK-ja dhe të gjitha kazermat do rreshtohen për të bërë nderime.

Image may contain: 8 people, people standing and outdoor

Të ngjashme