“Miqtë e Amerikës” përmes fotografive falënderojnë personalitetet që ndihmuan Kosovën

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 10:28 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me iniciativë të Shoqatës “Miqtë e Amerikës” është hapur ekspozitë me fotografi  me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës, si Bill Clinton, George W. Bush, Angela Merkel, Mbretëresha Elizabeta etj.

Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepit kjo ekspozitë bëhet për t’i falënderuar shtetet mike për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Shoqata Miqtë e Amerikës në bashkëpunim me aktivistë kemi vazhduar traditën me që me zhvillu një aktivistet modest”.

“Ky është aktiviteti jonë i radhës që disa personalitete shumë të fuqishme të shteteve mike si dhe disa aleatëve të tyre, veprimet tona shkojmë në atë drejtim që me ju tregu aleatëve tonë që populli shqiptarë nuk i ka harruar ata dhe përjetë e kanë besimin tonë”.

Sheshi “Nënë Tereza” sipas Rexhepit, nuk është zgjedhur rastësisht pasi edhe ajo ka qenë një emblemë e humanizmit shqiptar.

“Nuk e kemi zgjedhë rastësisht sheshin ‘Nënë Tereza’, e cila ka qenë një Nënë madhe. Janë disa personalitete që kanë bërë shumë për shtetin e Kosovës që me siguri pa qenë këta nuk do realizohej kjo që kemi sot”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon ekspozitën me fotografi me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës, si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 16, 2019

Të ngjashme