“Miqtë e Amerikës” shënojnë 12-vjetorin e Pavarësisë, falënderuese ndaj ShBA-së

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Komunës së Fushë Kosovës dhe Gjimnazin “Hivzi Sylejmani” të kësaj komune, kanë organizuar disa aktivitete në nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Fillimisht ata kanë bërë larjen e platesë së këtij sheshi nga ana e zjarrfikësve, për të vazhduar më pas me vendosjen dhe ngritjen e flamurit.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka falënderuar SHBA-në dhe vendet tjera për kontributin e dhënë për vite ndaj Kosovës.

Rexhepi ka thëne se shteti ti jep mundësi të rinjve sepse e ardhmja është në duart e tyre.

“Qëllimi është festimi i 12 vjetorit të Pavarësisë që një shtet si Kosova ka hekë shumë dhe ka dhënë shumë dëshmorë dhe unë përulem me dinjitet për të gjithë dëshmorët që kanë rënë po ashtu një respekt të veqant e kanë ushtria e Kosovës dhe një theks i përshëndesim edhe SHBA-në. E dimë që nuk kemi pasur rezultate të arritura por shpresojmë që e ardhmja të jetë e ndritur sepse e kemi një rini qe po shkëlqen kudo në botë dhe po ashtu që shtetit ti jep mundësi këtyre të rinjve”, ka thënë ai.

Ai i bëri një thirrje krerëve të shretit që të kthehen te rinia e Kosovës.

Amir Pllana drejtor i gjimnazit Hivzi Sulejmani tha se sot janë mundësitë të punohet për shtetin e Kosovës.

“Ne i përulemi veprave të gjithë atyre qe kanë dhënë per Kosovë po ashtu i përulemi veprës së Presidentit Rugova qe ka pas vizionidhe guximin për shtet sovran dhe domkratik dhe i përulemi veprës së Adem Jasharit dhe të gjithë martirëve që i dhanë bazën këtij shteti.Ne jemi të bekuar që kemi sot mundësinë të punojmë për shtetin e Kosovës”

Për fund, ata kanë dhuruar qytetarëve flamuj të Kosovës, SHBA-së dhe shteteve të tjera mike.

Të ngjashme