Miratohen masat e reja – mbyllen çerdhet, shtyhet fillimi i mësimit edhe për dy javë

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 15:54 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virus Covid-19. Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme, si dhe mbyllja e çerdheve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga shtëpia.

Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Po ashtu, ai tha se studentët për t’u regjistruar në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19

-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë lirohen personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tri orësh, personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19.

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit, qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë orësh, diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sa i përket variantit “MU”, ministri tha se akoma nuk ka një gjë të tillë në Kosovë.

Disa nga masat e reja:

 Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Të ngjashme