Miratohet koncept-dokumenti për arkivat e Kosovës, parashihet digjitalizimi

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për arkivat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi tha se me këtë koncept dokument bëhet edhe digjitalizimi i dokumenteve arkivore.

“Koncept dokumenti i arkivave synon ngritjen dhe funksionalizimin e rrjetit arkivor infrastrukturor fizike, digjitalizimin e dokumenteve etj. Me këtë koncept dokument parashihet përcjellja e kompetencave të stafit të arkivave dhe me këtë koncept dokument bëhet edhe digjitalizimi i dokumenteve arkivore”, tha Gashi.

Gjithashtu Qeveria ka vendosur për themelimin e strukturave për zbatimin e pakos ligjore për Administratën Publike, raporton EO.

Zv.ministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni tha se ky komision ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve.

“Kemi propozuar formimin e një komisioni që të koordinohen veprimet e institucioneve tjera relevante. Emrat të cilët bëjnë pjesë në këtë zyrë janë nga zyra e kryeministrit, ministria e Financave dhe ministria e Administratës Publike”, tha Hyseni.

Të ngjashme