Miratohet koncept-dokumentin për skemat e ndihmës sociale, i hapet rrugë hartimit të ligjit të ri

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 11:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për skemat e ndihmës sociale. Ministri i Punës dhe mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se skema e ndihmës sociale ka për qëllim uljen e varfërisë.

Më tutje ai thotë se ndihmë sociale përfitojnë mbi 24 mijë familje. Sipas tij, kjo i hap rrugë hartimit të një Ligji të ri të skemës së ndihmës sociale.

“Skema e ndihmës sociale ka për  qellim uljen e varfërisë. Bazuar në legjislacionin aktual ndihmë sociale përfitojnë 24 mijë e 500 familje”.

“Duke parë kriteret si dhe rekomandimet është konstatuar se disa kritere janë diskriminuese siç është kriteri i moshës 5 vjeç që përjashton shumë familje të varfëria”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme