Miratohet Plani i veprimit për transparencë 2019-2022 në Prizren

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, duke respektuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka miratuar Planin e veprimit për transparencë për periudhën kohore prej vitit 2019 deri në vitin 2022. Kësisoj, ky akt komunal është harmonizuar me aktet nënligjore në fuqi për transparencën, konsultimin dhe komunikimin me publikun.

Në përputhje me kërkesën e MAPL-së, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i ka propozuar KK-së për miratim Planin e veprimit për transparencë 2019-2022. Në seancën e fundit të KK-së, kryesuesi i këtij organi, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se “Plani i veprimit për transparencë duhet të harmonizohet me kërkesën e MAPL-së, përkatësisht udhëzimet administrative në fuqi, dhe se kjo formë standarde është aplikuar për të gjitha komunat nga niveli qendror”, transmeton Koha.

Shefi i Zyrës për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, duke prezantuar përmbajtjen e propozim-planit të veprimit për transparencë ka theksuar se “komisioni i emëruar nga kryetari është kujdesur që kërkesa ligjore në lartësinë 100 për qind të jetë brenda këtij dokumenti”.

Të ngjashme