Miratohet raporti i Komisionit të Pavarur për Medie për vitin 2019

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 17:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media  ka shqyrtuar  Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2019.  Me 6 vota pro dhe 3 kundër e 1 abstenim raporti i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2019  kalon në seancë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike dhe Zhvillim Rajonal dhe Media Mërgim Lushtaku ka thënë se komisioni do të shqyrtojë vetëm çështjen e performancës së KPM-së.

Lushtaku tha se Kosova është shumë prapa sa i përket digjitalizimit, mirëpo ai parashtroi një pyetje për përfaqësuesit e KPM-së se si ata e kanë përzgjedhur modulin për përfundimin e digjitalizimit.

“Komisioni shqyrton raportin vjetor vetëm për cështjen e performancës të KPM-së.Sot do të raportojnë lidhur me raportin e vitit 2019, po ashtu raportin e kemi marrë në mënyrë digjitale. Kosova është shumë prapa në aspektin e digjitalizimit dhe a e keni përzgjedhur modulin për përfundimin e digjitlaizimit dhe çfarë hapa keni marrë”, tha Lushtaku.

Kryetari i KPM-së  Mujë Ferati ka thënë se monitorimi i parë gjatë vitit 2019 ka qenë i përmbajtjeve  televizive lidhur mbrojtjen e fëmijëve në shërbimet audio vizuele. Ai ka thënë se projekti i parë për digjitalizim është i pa realizueshëm sepse kushton 12,6  milionë.

“Monitorimi i parë gjatë vitit 2019 ka qenë monitorimi i përmbajteve të televizioneve lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në shërbimet audio vizuele, ku janë monitoruar 15 televizione. Asnjë veprim nuk është marrë pa procesverbal. Është analizuar projekti i parë dhe ai ka qenë 12,6 mln euro dhe nuk mundet me u kry dhe ai është i pa realishueshëm dhe kush kryesor është për me u mbulu qytetarët që kanë sinjal analog dhe duhet me pas digjital.Pa u përfshirë kuvendi dhe qeveria Kosova nuk ka me pasur digjitalizim sepse nuk ka alternativ tjetër”, shtoi ai.

Luan Latifi kryeshef i KPM-së ka thënë se sa i përket sulmeve të gazetarëve nuk dihen saktë me numër, mirëpo ai tha se KPM-ja mundësinë e ka t’i dënojë ato akte por nuk ka mundësi ligjore. Ai ka shtuar se kanë bërë kërkesë të Ministria e Financave që mediet të lirohen nga pagesa e licencës për vitin 2020.

“Sa u përket incideneteve nuk e di saktë tash numrin por,  KPM-ja përpos  me i dënu ato akte nuk ka mundësi ligjore diçka me ba por jemi afër gazetarëve përmes komunikatave. KPM-ja ka qenë afër kërkesave të medieve për të qenë afër pakos emergjente ku janë ëprfshirë edhe gazetarët së fundmi kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave me u liru mediet nga pagesa e licencës të paktën për vitin 2020.Nuk ka shkelje serioze të kodit të shkeljes”, shtoi Latifi.

Latifi ka thënë se ka pasur keqkuptime sa i përket raportimeve nga gjykata. Latifi ka folur edhe për transmetimin e RTK në datën e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku televizioni publik transmetoi një film, mirëpo sipas Latifit kjo nuk është shkelje sepse ato janë politika redaktuese.

“Në nen nuk shkruan se ndalohet  raportimi nga Gjykata por ajo është keqkuptua dhe ne kemi dashur të plotëosjmë se ka qenë një hierarki e nivelit të privatësisë, por në gjykata vendos gjykatësi se a ka me qenë për medie ose jo. 30 qershor është afati i fundit kur duhet me ba pagesën çdo i licencuar mas këtij afati dërgohen te përmbaruesi dhe RTK nuk e ka kryer obligimin dhe nuk mundemi me bë më shumë përveç se dërgimi te përmbaruesi sepse nuk memi fuqi me tërhek licensën.Është cështja e politikës redaktuese se qka transmeton RTK-ja, dhe nuk mundemi ne me konstatu si shkeje. Te portali i RTK-së ka pasur një anshmëri”, tha Latifi.

Ai ka thënë se gazetarja e RTK që iu është referuar Kosovës si “Kosova Metohija” është përjashtuar.

“Sa i përket gazetarës ne jemi njoftuar menjëherë se ajo është “, është shprehur ai.

Nënkryetarja  KPM-së,  Violeta Kelmendi ka thënë se në vitin e kalauar kanë mirëtuar një rregullore për mbështetjen e medieve lokale.

Më tutje ajo ka thënë se mediet lokale nuk kanë mundësi të prodhojnë emisione kualitative.

“Kemi ndryshimin e ligjit të KPM-së në proces fjalë që është edhe inicicativë e juaja dhe po shpresojmë që punën do ta vazhdojmë duke i bërë përmirësimet e nevojshme. Në vitin e kaluar kemi mirëtuar një rregullore për mbështetjen e medieve lokale sepse vazhdon të ketë probleme në mënyrën se si funksionojnë ato dhe Prishtina është në përjashtim, sepse ato nuk mund të prodhojnë emisione kualitative dhe ne kemi miratuar këtë nëse KPM-ja me një pjesë të buxhetit t’i financojë përmes programeve  të ndryshme. Por,  do të shohim nëse KPM-ja do të ketë buxhet apo do të kërkojë shtesë.Do të ishte e dobishme të avancohet në procesin e anëtarëve të rinj”, tha Kelmendi.

Ajo tha se KPM-ja ka iniciuar edhe ndryshimin e kodit të etikës.

“….ne kemi iniciuar ndryshimin e kodit të etikës dhe me rekomandimin e zyrës ekzekutive janë propozuar disa ndryshime dhe në momentin kur është publikuar kemi marr disa komente nga pale të ndryshme dhe disa nga shqetësimet kanë qenë mënyra se sis është propozuar drafti i kodit të etikës. Rregulloren për komunikimet komerciale akoma nuk e kemi nxjerr. Lidhur me projektin e  parë ka pësur një kërkesë nga MF-ja të dijë koston e digjitalizimit, por kosotja ka qenë 12,6 mln euro, dhe në atë kohë është thënë nga kryetari i atëhershëm që është shumë e amdhe she nuk munde me u investu kaq shumë”, tha ajo.

Do të ishte e dobishme të avancohet në procesin e anëtarëve të rinj, tha Kelmendi.

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi kërkoi nga KPM-ja që të krijohen kushte më të mira për gazetarët dhe që gazetarët të përfitojnë shtesë nga pakoja emergjente.

Të ngjashme