Qeveria me vendim për publikimin e disa ligjeve në shkrimin brail

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 14:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim vendimin për publikimin e veçantë në formë të shtypur në shkrimin brail  të legjislacionit të publikuar në Gazetën Zyrtare i përzgjedhur pjesërisht me qëllim të ofrimit të qasjes në informim për personat e verbër, raporton Ekonomia Online.

Zv. kryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, tha se me këtë rregullohet publikimi i disa ligjeve në gazetën zyrtare me shkrimin brail.

“E rregullon publikimin e disa ligjeve që do duhej të publikohen në gazetën zyrtare me shkrimin brail. Kosova ka një mundësi të mirë që e rregullon këtë. Ne nuk e përmbushim një kërkesë të një pjese të shoqërisë, por edhe Konventën për të Drejtat e Njeriut”, tha Hoxhaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë hap po bëhet një punë humane.

“Është një punë humane edhe një vetëdije e ngritje profesionale”, tha Haradinaj.

Të ngjashme