Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave që preken nga autostrada Prishtinë-Pejë

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:32 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritarë ka miratuar kërkesën e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, për shpronësimin e pronave që preken nga autostrada Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq, raporton Ekonomia Online.

“Ne kërkojmë që të bëhet shpronësimi i këtyre zonave të cilat i prek ndërtimi i autostradës”, u shpreh Matoshi.

Ky vendim ishte preliminar nga Qeveria e Kosovës.

Me kërkesë të ministrit Matoshi, ekzekutivi miratoi edhe për draftin e Strategjisë për ndryshimet klimatike dhe plani i veprimit për vitin 2019-2021.

Ministri i Mjedisit, Famtir Matoshi, tha se kjo strategji përfshinë planin e veprimit për 10 vjet.

“Kjo strategji përshinë edhe planin e veprimit. Kjo ka parashikuar përshtatjen e ndryshimeve klimatike , uljen e gazrave të dëmshme për ambientin dhe në bazë të rëndësisë që ka ju ftoj ta aprovoni”, tha Matoshi.

Të ngjashme