Misioni i OSBE-s në Kosovë e dënon sulmin ndaj gruas rome

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmet që kanë ndodhur ndaj gruas romë ditëve të fundit.

Sipas OSBE-së  këto sulme ndodhën duke u bazuar në paragjykime dhe thashetheme.

“Këto sulme godasin në zemër liritë dhe të drejtat që garantohen me Kushtetutë të Kosovës”.

“Duket se raportimi i rremë i lajmeve çoi në këto sulme. Kjo nënvizon nevojën për kontrollimin e fakteve dhe shkathtësinë mediatike, si brenda medias dhe publikut të gjerë”, thuhet tutje në njoftimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Të ngjashme