Misioni UNHCR në Kosovë i dhuroi donacion Qendrës për Azilkërkues

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:38 | Nga

Misioni UNHCR në Kosovë i dhuroi donacion Qendrës për Azilkërkues, e cila vepron në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Donacionin ia dorëzoi zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Shefi i misionit të UNHCR në Kosovës, Narasimha Rao.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, falënderoi misionin e UNHCR-së, për ndihmën që kanë dhënë vazhdimisht në përkrahje të MPB- së, respektivisht të donacionit të fundit. Zëvendësministri Hoxha theksoi se ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të përmirësoj edhe më tej punën në Qendrën për Azilkërkues. Ai u zotua se ky donacion do të përdoret në mënyrë racionale
për nevoja të Qendrës.

Ndërsa shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, u shpreh shumë i lumtur që ka mundur të ndihmojë këtë qendër në avancimin e mëtejmë të shërbimeve. Ai tha se Qendra për Azilkërkues është një ndër qendrat më funksionale dhe mund të jetë model edhe për rajonin për formën se si funksionon dhe për trajtimin që ju bëhen azilkërkuesve.

Donacioni ka në përbërje një automjet fugon, një veturë golf V dhe pajisje mjekësore Ultrazë, që do të përdorën në shërbim të azilkërkuesve. Shuma e përgjithshme e donacionit është rreth 50 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme