MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme në Zonën Industriale në Fushë Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale.

Për këtë vit MIT-ja ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi.

“Ministri Lekaj, duke i ofruar mbështetjen e pa rezervë kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Ministri.

Kryetari Berisha e falënderoi Lekajn për këtë mbështetje dhe shtoi se iniciativa për mbështetje të projekteve lokale nga MIT-ja është veprimi më i duhur dhe më i qëlluar që shkon në shërbim të qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme