MIT me mundësi për praktikë të studentëve të UBT-së

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), Edmond Hajrizi. Përmes saj, studentëve të UBT-së, u jepet mundësia që të kryejnë praktikë profesionale në MIT.

Angazhimi i tyre do të jetë në drejtime që lidhen kryesisht me infrastrukturë e transport, si hartim të strategjive, planeve e politikave si dhe zbatimin të legjislacionit në fushat përkatëse, konform standardeve evropiane.

Ministri Lekaj tha se ekspertiza e studentëve të UBT-së, do të jetë vlerë e shtuar për dikasterin që ai drejton, me dhënie të kontributit drejt realizimit sa më të mirë të projekteve. Ai theksoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton, në ofrim të mundësive për aftësim të gjeneratave të reja.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi e falënderoi ministrin Lekaj për ndihmën e çmueshme drejt forcimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja, krahas teorisë edhe me anën praktike.

Të ngjashme