MIT thotë se është e hapur për drejtësinë, e-testimi u bë për të ndalur keqpërdorimet

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë, me ç’rast u arrestuan 23 persona, në mesin e tyre 16 zyrtarë të Njësisë së Patentë-Shoferëve, si të dyshuar për keqpërdorime me patentë-shoferë.

MIT thotë se ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

“Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të MIT.

“Ministri Lekaj përsërit se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund”, theksohet aty.​

Të ngjashme