Mitrovicasit thyejnë rregullat e pandemisë, organizojnë aheng e gjuajnë me armë zjarri

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 17:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës në kundërshtim me masat e Qeverisë kundër Covid-19 një familje ka mbajtur aheng familjar.

Me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar.

“Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, me këto masa dasmat, fejesat dhe ahengjet familjare janë të ndaluara.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Në Mitrovicë një aheng familjar sekuestrohet një armë

Mitrovicë, 12 Shtator 2021

Me datë 12 Shtator 2021, rreth orës 17:00, përmes linjës emergjente Policia në Mitrovicë kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin, nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në një shtëpi të këtij fshati në të cilën kishte pasur një aheng familjar. Në vendngjarje janë gjetur /11/ gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.

Të ngjashme