Mitrovicë, arrestohet një person për ‘uzurpim të hapësirës publike’

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë, në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

Arrestimi i të dyshuarit B.A., 61 vjeçar, shtetas i Kosovës, është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara për uzurpim të paligjshëm të pronës publike.

“Nga hetimet e deri tanishme bëhet e ditur se autoritetet komunale në Mitrovicë me vendim përkatës dy ditë më parë të dyshuarit ia kanë larguar pengesat nga hapësira publike, por përkundër këtij vendimi i dyshuari me veprimin e tij prapë ka tentuar t’i vendosë pengesat në atë hapësirë”.

“Pas procedurave intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘uzurpimi paligjshëm i pronës së paluajtshme’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme