Mitrovicë: Vajza sulmon nënën me mjet të mprehtë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicë të Jugut është arrestuar e dyshuara femër, e cila kishte sulmuar me një mjet të mprehtë nënën e saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Burimet e Klan Kosovës brenda policisë bëjnë të ditur se kjo ndodhi pas një mosmarrëveshjeje familjare dhe se lëndimet e nënës janë minimale.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme