Mitrovicë Veriore, KFOR-i organizon vrapim bamirësie për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i ka organizuar një vrapim bamirësie në Mitrovicën Veriore në mënyrë që t’u dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Me nismën e COMKFOR-it dhe zëvendëskryetarin e Mitrovicës Veriore, KFOR-i ka organizuar një vrapim prej pesë kilometrash bamirësie për t’i përkrahur fëmijët me nevoja të veçanta”, thuhet në postimin e llogarisë së KFOR-it në Twitter.

Në postim njoftohet se paratë e tubuara do të shfrytëzohen për t’i dërguar këta fëmijë në udhëtime pushimi.

“Paratë e arritura me donacionin e kontingjentit danez do të përdoren për ta organizuar një udhëtimi pushimi për ta”.

Të ngjashme