Mjekë nga Amerika bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:44 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, i shoqëruar nga Berat Gegaj, udhëheqës i organizatës “Kosovo Hope”, Osman Veliu, drejtor për shëndetësi në Komunën e Skenderajt, bashkë me një delegacion të ekipit mjekësor nga Amerika,  kanë bërë vizitë dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton  Ekonomia Online.

Ekipi mjekësor  nga ShBA-ja po qëndron në Kosovë për herë të tretë me iniciativë të “Kosovo Hope”,  me ç’rast do të kontrollojnë pacientët e Kosovës dhe do të trajnojnë stafin vendas.

Bazuar  në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur ndërmjet  SHSKUK-së dhe “Kosovo Hope”, parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK të shkojë për trajnim në ShBA.

Ky është orari dhe lokacioni i vizitave të mjekëve amerikanë në Kosovë

04 Qershor – Prekaz, Komuna Skenderaj (shkolla fillore) nga ora 8:00-16:30
04 Qershor – Iliridë, Komuna Mitrovicë,  nga ora 8:30-16:00
05Qershor – Lipjan (shkolla “Ulpiana”) nga ora 8:00-16:00
05 Qershor – Zhur, Komuna Prizrenit (shkolla fillore) nga ora 8:00-16:00
06 Qershor – Bllace, Komuna Suharekë (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
06 Qershor – Gelanc, Komuna Suharekë (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
07 Qershor – Nishor, Komuna Suharekë (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
07 Qershor – Doberdelan, Komuna Suharekë (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
08 Qershor – Komoran , Komuna Drenas (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00
08 Qershor – Sallagrazhde, Komuna Suharekë (shkolla fillore) nga ora 08:00-16:00

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme