Mjekësia Ligjore largon trupin e pajetë të azilkërkuesit që u gjet i vdekur në Prishtinë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 12:05 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhequr nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që u gjet i vdekur në një shtëpia në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kurse rastin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë”.

“Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka thënë Borovci.

Të ngjashme