Mjeku kosovar për ardhjen e mërgimtarëve: Po vijnë infuzionet

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Nëpër kufijtë e Evropës janë krijuar kolona të gjata nga mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit bashkë me familjarët, raporton Express.

Për ardhjen e tyre ka reaguar edhe mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gërxhaliu ka shkruar se “po vijnë infuzionet”, duke aluduar për remitencat që sjellin.

Ai ka publikuar edhe fotografi nëpër pika kufitare kur shihen kolona të gjata.

Të ngjashme