Mjeku shqiptar në ShBA për masat anti-Covid në Kosovë: Mjekësia nuk bëhet me kërbaç

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Mjeku shqiptar Sylejman Çelaj, i cili drejton departamentin e Kardiologjisë në spitalin e Barnabas në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur për pandeminë COVID-19.

Çelaj u bëri thirrje organeve të rendit në Kosovë që mos t’i gjobisin qytetarët që nuk bartin maska.

Sipas tij mënyra e duhur është edukimi i qytetarëve dhe jo bërja e ligjit me kërbaç.

Sylejman Çelaj theksoi se institucionet shëndetësore duhet t’i informojnë qytetarët me rrezikun e virusit.

“Unë e di se Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Njerëzit gjobiten me nga 10, 20 apo 30 euro që në disa raste paraqesin 20 apo 30 për qind të rrogës sepse i shkreti nuk ka maskë apo nuk ka mundësi të blejë maskë. Nuk është në rregull”.

“Pashë fotografitë e FSK-së që kishin dalë në rrugë dhe u jepnin falas maska atyre që nuk kishin. Sipas meje kjo është mënyra që të edukohet qytetari dhe jo me kërbaç ta bëjmë ligjin. Me kërbaç, me zor shqiptari nuk e do”.

“Ministria e Shëndetësisë duhet që t’i edukojë qytetarët dhe të ju tregojë për rrezikun që ka virusit. Nuk bëhet mjekësia me kërbaç”, tha ai në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme