Mjet shpërthyes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, mbrëmë është vendosur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Sipas raportimeve thuhet se i njëjti mjet ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, mirëpo deri më tani nuk dihet për motivet as për të dyshuarit.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë se rasti është duke u shqyrtuar, shkruan telegrafi.

“Rasti është në shqyrtim, më vonë do të lëshojmë një njoftim për media lidhur me këtë”, ka thënë Ibraj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme