Mjetet piroteknike do ta përkeqësojnë edhe më shumë ajrin

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 08:11 | Nga

estat e fundvitit në Kosovë zakonisht kremtohen dy-tri javë përpara nëpërmjet krismave të mjeteve piroteknike. Ndonëse ka një rregullore për përdorimin e tyre ato hidhen në mënyrë të pakontrolluar dhe para afatit të përcaktuar.
Sipas Udhëzimit Administrativ 26/2008-MPB, shitja e fishekzjarrëve të kategorisë 1, ku efekti kryesor është krisma, është e lejuar nga 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i tyre është i lejuar nga 26 dhjetori deri më 2 janar 2017. Ky udhëzim ka disa vjet që nuk respektohet.

Njohës të çështjeve të ambientit vlerësojnë se këtë vit në Kosovë do të ketë dëme edhe më të mëdha nga hedhja e mjeteve piroteknike pasi situata me ajrin tashmë ka marrë përmasa alarmante.

Ambientalisti Daut Maloku ka thënë se në situatën aktuale me cilësinë e ajrit duhet plotësisht të ndalohet përdorimi i këtyre mjeteve sidomos në Prishtinë.

Të shqetësuar rreth përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar janë shprehur edhe qytetar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme