MKRS-ja investon 2.5 milion euro në projekte kulturore dhe sportive në Ferizaj

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Ferizajt kanë nënshkruar disa marrëveshje ne vlerë 2.5 milionë euro, të cilat do shërbejnë një zhvillimin e një sërë aktivitetesh kulturore në këtë komunë, raporton EkonomiaOnline.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumeve, ministri Kujtim Gashi, tha se për herë të parë Ferizaj po fillon një cikël të ndërtimit të pishinave gjysmë olimpike.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, Gashi njoftoi se Ferizaj po bëhet edhe me një qendër multifunksionale që do ndërtohet në fshatin Greme, të kësaj komune e që do shërbejë për një sërë aktivitetesh kulturore.

“Për mua është kënaqësi e veçantë të jem në Ferizaj dhe ta hap ditën olimpike por të njëjtën kohë për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Aliu është një kryetar që kërkon shumë për Ferizajn dhe qytetarët dhe në këtë kontest kemi arritur te realizimi i këtyre marrëveshjeve. Për herë të parë në Kosovë kemi arritur në një cikël të ndërtimit të pishinave gjysmë olimpike. Objekti multifunksional që do shërbejë për një lloj aktivitetesh të ndryshme

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që e kemi përzgjedhë këtë komunë për ndërtimin e këtij objekti. Pjesë e projektit është edhe renovimi e Stadiumit të qytetit. Ka qenë një kërkesë edhe për një teren sportiv në fshatin Dubravë të ketë një poligon që të zhvillohen disa aktivitete sportive”.

Gashi ndër të tjera shtoi se vlera e tërë këtij projekti për vitin 2019 kap vlerën rreth 2 milionë e gjysmë eurosh. Ndërsa vlera e investimeve të MKRS-së në Komunën e Ferizajit që nga viti 2018 deri më tash kap vlerën e 4 milionë eurove.

“Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes kemi edhe disa projekte në fushën e trashëgimisë kulturore. Në restaurimin e disa monumenteve dhe disa aseteve të komunës. Xhamia në Greme është pjesë e projektit dhe investimeve në Trashëgimi kulturore. Të gjitha këto projekte kanë pasë edhe mbështetjen e deputetëve të kuvendit të Kosovës”, tha Gashi.

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se këto memorandume bashkëpunimi janë tregues i qartë se çfarë e pret Komunën e Ferizajt.

“Duhet falënderuar ministrin për prezencën sot në një ditë të veçantë që po sa e shënuam por e veçanta tjetër është që edhe memorandumet e mirëkuptimit që janë një tregues i qartë se çfarë e pret komunën e Ferizajt dhe nëse ne përafërsisht 1 muaj jemi duke thënë që Ferizaj është shembull i transformimit të përgjithshëm tashmë me nënshkrimin e memorandumeve mes MKRS dhe Komunës së Ferizajt, fillojnë të bëhen realitet”.

Pas këtij takimi, Gashi ka vizituar edhe qendrën multifunksionale në Greme si dhe Stadiumin e Qytetit me ç’rast janë duke u kryer edhe punimet.

Të ngjashme