MKRS-ja investon në Shtime 474 mijë euro

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Këto memorandume kanë të bënë me financimin e projekteve sportive, rinore dhe kulturore.

Ai ka thënë se projekti i ndërtimit të Arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga Ministria në vlerën afër 227 mijë euro, ndërkaq projekti për përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro.

Postimi i plotë:

Shtimja vazhdon ta ketë përkujdesjen time dhe të MKRS-së. Sot me kryetarin e komunës Naim Ismajli, nënshkrova edhe dy memorandume për financimi e projekteve sportive, rinore e kulturore: Ndërtimin e Arkivit të qytetit në Shtime dhe Përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime. Këto projekte do të implementohen gjatë vitit 2019.

Projekti i ndërtimit të Arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga Ministria në vlerën afër 227 mijë euro, ndërkaq projekti për përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro. KG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme