MKRS: Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë i shtohet edhe shtatorja e tij

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatorës pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.


Të gjitha procedurat për realizimin e projektit të do t’i ketë në përgjegjësi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin në fjalë.


“Duke ditur fushëveprimin e ministrisë të cilën unë e udhëheq, me kënaqësi dhe me nderin më të madh, kemi marrë përsipër që të realizojmë një projekt i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri. Shtatorja e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij.

Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ministri Gashi.
Për detajet e projektit dhe procesin në tërësi MKRS-ja do ta mbajë të informuar opinionin në vazhdimësi ditëve në vijim.

Të ngjashme