MMPH-ja dhe Komuna e Malishevës me marrëveshje për dy projekte në fushën e mjedisit

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 16:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve në fushën e mjedisit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se sot u nënshkruan dy projekte të rëndësishme për komunën e Malishevës: financimi i kanalizimit të 3 fshatrave dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë, raporton Ekonomia Online.

“Këtë takim e konkretizuam me arritjen e dy marrëveshjeve, me nënshkrimin e dy memorandumeve për dy projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Malishevës që MMPH-ja do t’i financojë me kënaqësi të madhe duke dhënë shembullin e angazhimit tonë të përditshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës të qytetarëve të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës”, tha Matoshi.

Matoshi tha se beson se këto dy projekte do të realizohen në afatin e paraparë dhe se beson në qeverisjen e kësaj komune që në një afat optimal të dy projektet do të përmbyllen me sukses, raporton EO.

“Ne nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës financojmë kanalizimin e fshatrave Lladrovc, Carallukë, Malishevë në vlerë prej 220 mijë euro gjatë vitit 2018 dhe po ashtu një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në Malishevë, vlera e së cilit është 300 mijë euro për vitin 2018”.

“Me këto dy projekte ne investojmë 520 mijë euro për këtë vit dhe nuk e përmbyllim këtu për investime dhe mundësi të tjera, varësisht në nevoja të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe prej prioriteteve që përcakton kryetari i komunës dhe udhëheqja komunale në Malishevë”, tha ai.

Matoshi tha se temë diskutimi ishte dhe aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, ku Komuna e Malishevës do të jetë po ashtu partnere e MMPH-së.

“Komuna e Malishevës do të jetë partnere e MMPH-së dhe qeverisë nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor, duke përfshirë edhe kryetarin, Komuna e Malishevës do të jetë në aksion të gjerë të pastrimit dhe besoj se do arrijë të ndryshojë pamjen e Komunës së Malishevës dhe do ndahen njëherë e përgjithmonë mbeturinat nga përditshmëria e jetesës”, shtoi Matoshi.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, falënderoi Matoshin për nënshkrimin e këtyre dy projekteve të cilat janë shumë të rëndësishme për komunën që ai e drejton. Ai tha se Matoshi po përpiqet të ndihmojë sa më shumë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe të Republikës së Kosovës në përgjithësi.

“Këto projekte do të jenë të domosdoshme sidomos shtrati i lumit do të jetë shpëtim për Komunën e Malishevës edhe për qytezën e Malishevës, sepse do mundësojë të mos kemi vërshime siç kemi pasë viteve të kaluara, ky projekt do vazhdojë edhe në vite të ardhshme, sivjet janë paraparë 300 mijë euro edhe pse jemi vonë, ju përgëzoj për hapat e parë të detyrës tuaj për punën e mirë të qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Të ngjashme