MMPH-ja hap ekspozitën që sensibilizon për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 18:54 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondacioni “Ibrahim Kodra”, kanë organizuar ekspozitën “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”.

Përmes ekspozitës, fëmijët janë kujdesur që të paraqesin mjedisin si ata e shohin dhe e ëndërrojnë, raporton EkonomiaOnline.

Andaj ministri Fatmir Matoshi tha se kjo ekspozitë përçon mesazhin e mbrojtjes së mjedisit dhe njëkohësisht sensibilizon tërë qytetarët e vendit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

“Është mire që kjo ekspozitë dhe puna e nxënësve pas një turneu të gjatë në vende të ndryshme po rikthehet për t’u ekspozuar këtu. Kjo ekspozitë përçon nder mesazhet më të rëndësishme të ministrisë sonë atë të mbrojtjes së mjedisit, prandaj ne jemi të lumtur që patëm mundësinë ta mbështesim këtë dhe ka një qëllim tjetër që të inkurajojë artistë të rinj në Kosovë që të krijojnë vepra të tilla dhe përmes tyre të dërgojnë mesazhin tek gjeneratat për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Këtyre nxënësve duhet tu bashkëngjiten edhe shumë të tjerë”, tha ai.

Maria Pacolli drejtoreshë e Fondacionit, u shpreh e lumtur që kjo ekspozitë ka ardhur në Kosovë për t’u shfaqur para shtetasve të Kosovës.

“Kjo ekspozitë ka filluar me projekt ekologjik dhe pastaj vazhdoi në vende të ndryshme të Evropës”, tha ajo.

Ambasadori zviceran në Kosovë Jean-Hubert Leber tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenarë me atë që kanë arritur me gjendjen e mjedisit.

“Më kujtohet kur isha djalë i ri dhe shihnim probleme të mjedisit si plastikë dhe ujëra të ndrtur por besoj se të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë problemin dhe me angazhimin tuaj gjendja do të përmirësohet. Mendoj që ju nuk jeni krenarë me vendin tuaj ashtu siç është. Prandaj mbroni vendin tuaj, mbroni ambientin tuaj”, tha ai

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 2 gusht të këtij viti.

Të ngjashme