MMPH-ja investon 300 mijë euro në Malishevë

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 11:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e dy projekteve në fushën e mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Matoshi bëri të ditur se vlera e projektit të parë për ndërtimin e kanalizimit në fshatrat Lladrovc – Carrallukë do të jetë 200 mijë euro ndërsa ai për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, 100 mijë euro.

“Nënshkruam dy memorandume bashkëpunimi për vazhdimin e financimit të dy projekteve të rëndësishme: ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Lladrovc-Carrallukë, në Malishevë në vlerë prej 200 mijë euro për vitin buxhetor 2019 dhe projekti i dytë rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë në vlerë prej 100 mijë euro për vitin buxhetor 2019”, tha ai.

Matoshi tha se biseduan edhe për projektin e tretë për rrjetin e kanalizimit në Bubël- Plloqicë të Malishevës në vlerë prej 700 mijë euro, 300 mijë prej të cilave janë siguruar nga ministria.

“Biseduam edhe për projektin e tretë për rrjetin e kanalizimit me gjatësi 22 km që buxhetit i kushton rreh 700 mijë euro ndërsa ministria ka të ndara 300 mijë euro pra gjysmën prej tyre”, tha Matoshi.

Me kryetarin Begaj, Matoshi tha se kanë biseduar edhe për trajtimin e ndërtimeve pa leje, për çka ai bëri thirrje që sidomos tash kur bashkatdhetarët janë në Kosovë të rregullohet kjo çështje që të mund të aplikojnë.

“Me kryetarin Begaj biseduam edhe për zbatimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe kërkova që të fillojnë menjëherë procedurat administrative si dhe të informohen edhe qytetarët sidomos në këtë fazë kur janë edhe bashkatdhetarët që ë aplikojnë që të legalizojnë objektet e tyre pa leje”, tha Matoshi.

Ai ofroi përkrahje për komunën e Malishevës, ashtu që sipas tij, Malisheva të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mbrojtje të mjedisit.

Begaj shprehu gatishmërinë në përmirësim të mjedisit në Malishevë.

“Malisheva ka qenë prapa, tani po e ndiejmë veten mirë me përkushtimin tuaj. Do jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në përmirësimin e mjedisit sepse me përmirësim të mjedisit do të jetë jeta më e mirë”, tha Begaj, raporton EO.

Të ngjashme