MMPH-ja mbështet 5 komuna për projekte në fushën e mjedisit

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 15:44 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës, Rahovecit, Gjilanit dhe Shtimes, raporton Ekonomia Online.

Ministri Matoshi ka thënë se janë përkrahur 5 komuna dhe një kompani publike ku edhe ka bërë të ditur shifrat.

” Në këtë linjë nënshkruam memorandume me 5 komuna dhe një  kompani publike 1 milion e 400 mijë euro. Gjakovë parashihet rregullimi i shtratit të lumit Krena, vlera totale 200,000 euro. MMPH së shpejti do të investojë edhe në projektin rregullimi i shtratit të Lumit Erenik në vlerë prej 17.000 mijë euro. Në Pejë parashihet ndërtimi i murit mbrojtës i Lumbardhit në vlerë 300.000 mijë euro. Ndërtimi i Ujësjellësit për fshatrat e Lugut të Baranit, vlerë prej 100.000 euro. Poashtu në këtë komunë, në Pejë së shpejti do të investojë në projektin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin NovoSellë, në vlerë prej 800.000 euro”, tha Matoshi.

Ai ka përmendur edhe projektet të cilat planifikohen për Rahovec e Shtime.

“Rregullimi shtretërve të lumenjve në fshatrat Hoqë e Madhe, Brestoc, Nagavc, Krushë e Madhe, Rahovec. Në vlerë prej 150,000 euro. Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralevë-Shtime-Mollopolc, Petrovë-Shtime-Vojnovc në vlerë 81.000 euro. Në këtë komunë së shpejti do të investojmë edhe 120 mijë euro në projektin për rregullimin e Parkut,  Sheshit dhe Qytetit në Shtime”, tha Matoshi, raporton EO.

Matoshi ka folur edhe për projektet të cilat pritet të realizohen në komunën e Gjilanit.

“Me kryeshefin Muhamed Suliqi kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për projektin e kanalizimit ne shtratin e Lumit në Dobërçan në vlerë 550,000 euro për vitin 2019 dhe 400,000,00 për vitin 2020. Komuna e Gjilanit do të mbështetet nga ministria së shpejti edhe me projektin ‘Pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishorka’ në vlerë prej 100 mijë euro si dhe në projektin ‘Krijimi i zonave të gjelbra’ në vlerë 550 mijë euro. Kërkoj nga kryetarët angazhim më të madh për ambientin, mbrojtjen e lumenjve dhe në vetëdijesimin e qytetarëve”,ka përfunduar Matoshi.

Të ngjashme