MMPH-ja mbështet me 300 mijë € dy projekte në Pejë

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 17:31 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, nënshkruan dy memorandume në përkrahje të dy projekteve për komunën e Pejës.

Projekti i parë ‘’Kanalizimi në fshatin Raushiq’’, në vlerë 100 000 00 € dhe projekti i dytë “Rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhi’’, në vlerë 200 000 00 €

Në këtë takim ministri Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet komuna e Pejës në realizimin sa më të suksesshëm të këtyre dy projekteve që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Pejës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme