MMPH-ja mbështetë Kamenicën me 100 mijë € për rregullimin e shtratit të përroit

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur Komunën e Kamenicës me 100 mijë euro për implementimin e projektit “Rregullimi i shtratit të përroit të Rubovcit-Kamenicë”, transmeton EO.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, i cili ka thënë se ky projekt do të ndikoj në radhë të parë në mirëqenien e nxënësve që e shfrytëzojnë atë pjesë dhe gjithë komunitetit

“Në kuadër të angazhimeve tona për një mjedis më të mirë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të mbështes komunën e Kamenicës në implementimin e projektit “Rregullimi i shtratit të përroit të Rubovcit – Kamenicë”. E urova Kryetarin Qëndron Kastrati dhe qytetarët e Kamenicës për këtë projekt. Ky projekt i cili ka vlerën prej 100,000.00 €, do të ndikoj në radhë të parë në mirëqenien e nxënësve që e shfrytëzojnë atë pjesë dhe gjithë komunitetit. Vazhdojmë gjatë këtij viti edhe me disa projekte tjera për Kamenicën”, ka shkruar Matoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme