MMPH-ja ndan 150 mijë € për Gjilanin, do të përdoren për projekte mjedisore

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit, raporton EkonomiaOnline.

Ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se mjetet kanë qenë të parapara me buxhetin e këtij viti dhe tani përmes këtij memorandumi po i bartin tek komuna e Gjilanit.

“Me kryetarin Haziri nënshkruam memorandumet bashkëpunimi për grantin ta pastrojmë Kosovën. Komuna e Gjilanit gjatë asaj fushate ka qenë aktive dhe këto komuna ne i jemi shpërblyer me grante në formë projektesh. Pra kanë qenë të ndara 1.2 milion euro për 10 komunat fituese. 5 komuna me nga 150 mijë euro dhe 5 nga 100 mijë euro. Njëjtë do veprojmë edhe me komuna tjera. Ne do vazhdojmë për ta plotësua në tërësi vendimin që kishim marrë më fillim të këto viti për t’i shpërblyer komunat tjera në zhvillimin e mjedisit. Mjetet kanë qenë të parapara me buxhetin e këtij viti dhe tani përmes këtij memorandumi po i bartin këto mjete tek komuna e Gjilanit”, tha ai.

Ndërsa i pari i Gjilanit Lutfi Haziri, tha se të gjitha këto mjete do të destinohen për mbrojtjen e mjedisit në këtë komunë.

“Në Gjilan po ndërtohen edhe 3 parqe të reja, falënderoj ministrin Matoshin që ka kontribuar në mbështetje të komunave më mbrojtje të mjedisit Këto mjete do të destinohen në ambient më Gjilan. Është njëra nga segmentet që ne do i kushtojmë rëndësi të madhe”, tha ai.

Gjilani është njëra ndër 10 komunat fituese të grantit “Ta pastrojmë Kosovën”, për shkak që ishte edhe komuna më aktive në angazhimin e mbrojtjes së mjedisit.

Të ngjashme