MMPH-ja ndan 800 mijë euro për pesë komuna për projekte mjedisore

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 11:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Prizrenit, Podujevës, Obliqit dhe Novobërdës i ka  ndarë 800 mijë euro për projekte mjedisore, raporton Ekonomia Online.

Ministri Fatmir Matoshi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me kryetarët e këtyre komunave.

Ai ka sqaruar se edhe komuna e Shtërpcës është përfituese e këtij projekti, por që kryetari nuk ka pasur mundësi të vij pasi që ka pasur një takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe financimi për këtë komunë ka qenë 100 mijë euro.

Ai tha se MMPH-ja po vazhdon të financon komunat e Kosovës për një ambient të pastër.

“Përkrahjen tonë për komunat e Kosovës po e vazhdojmë tashmë me financimin e projekteve në fushën e mjedisit sot po e bëjmë me këto 4 komuna, nënshkruam memorandumin me katër komunat 800 mijë euro për financim gjatë këtij viti”, tha Matoshi.

Matoshi tha se projektet kanë të bëjnë me rregullimin e ujësjellësit, lumenjve etj.

“Të gjithë këto projekte do të jenë hapi i yni për përmirësimin e mjedisit dhe në vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit do kemi financim të mirëfilltë. Prej komunave kërkoj mirëmbajtjen e zonave të gjelbra, lumenjve dhe të vetëdijesohen qytetarët për mjedis përmes aplikimit të gjobave”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ky projekt është i rëndësishëm për Prizrenin ngase përfiton 277 mijë euro.

“Projekt shumë i rëndësishëm për Prizrenin sepse në zonën e Hasit kemi probleme me ujë, projekti do të ndihmojë Gjonajn dhe fshatrat për rreth për ujë të pijshëm shpresoj të ketë një projekt i mirë dhe i çmuar për komunën e Prizrenit”.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se projekti ka qenë domosdoshmëri për këtë komunë, e cila përfitoi 150 mijë euro, raporton EO.

“Projektet për të cilat sot nënshkruam janë të rëndësisë të veçantë për komunat, projekti i rregullimit të shtratit lumit është i rëndësishëm sepse komunën vitet e fundit ka investuar me mjete vetanike për rregullimin e lumit. Është mirë që kësaj here këtij investimi i bashkohet edhe MMPH-ja dhe do arrijmë të përurojmë realizimin e projekteve siç është paraparë”.

“Projekti për furnizim të pijes për Orllanin dhe rrethinën është jetik sepse ata banorë jetojnë buzë liqenit nga i cili furnizohet gjysma e popullsisë me ujë të pijes e ata deri tani nuk kanë pasur”.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar MMPH-në për këtë financim në vlerë prej 100 mijë euro.

“Projekt i kamotshëm dhe falënderoj MMPH, trajtimi i lumenjve është domosdoshmëri për neve”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, tha se 200 mijë euro financim nga MMPH-ja do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së ambientit në këtë komunë.

“Projekti ka shumë rëndësi shumë për banorët. Është pastrimi i lumenjve, komuna është e prirë ndaj turizmit”, tha ai.


https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1060248277509752/

Të ngjashme