MMPH-ja nënshkruan projekt në vlerë 3 milionë euro me 4 komuna në fushën e mjedisit

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 14:13 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me 4 komuna: Skenderaj, Viti, Istog dhe Deçan, i cili do zhvillohet në kuadër të disa projekteve brenda këtyre komunave e që pritet të rregullojë një sërë çështjesh dhe sfida mjedisore në këto komuna, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt sipas ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, pritet të kapë vlerën e rreth 3 milionë eurove.

“Nënshkruam memorandumet e projektit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit. Jam i përkushtuar që të ju dal në ndihmë të gjithë kryetarëve përmes nënshkrimit të memorandumit të këtyre projekteve në vlerë 3 milionë euro. Këtë vit MMPH-ja në Skenderaj realizon 7 projekte të tjera. Në komunë e Istogut nënshkruan 2 projekte si ndërtimi i parkut të qytetit në Istog. Me komunën e Vitisë nënshkruam memorandum bashkëpunimi me vlerën 1 milion euro që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Morava e Binqës. Ndërsa në Deçan kemi projekte që kanë të bëjnë me rregullimin e kanalizimeve si dhe ndërtimin e shtratit të lumit Izniq”, tha Matoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha së këto projekte ndihmojnë në përmirësimin e jetesës së banorëve të Deçanit.

“Besoj që është një ngjarje e mirë që nënshkruam marrëveshje të tilla për realizimin e projekteve këtë vit. Unë nënshkrova sot dy projekte në kuadër të komunës së Istogut. Besoj që ky bashkëpunim të vazhdoj pasi po shoh që janë hapa pozitiv dhe të sinqertë. Jam mirënjohës për këtë bashkëpunim pasi kjo do përmirësojë jetesën e banorëve të Deçanit”, ka thënë Ramosaj.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se këto projekte kanë vlerë të madhe dhe janë të mirëpritura për qytetarët e vendit.

“Kjo është një vazhdimësi e projekteve të vitit të kaluar, por edhe projekteve të reja për këtë vit që janë të mirëpritura për qytetarët e vendit dhe shpresoj që do kemi bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen”, tha ai.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, i cilësoi këto projekte shumë domethënëse.

“Këto projekte janë domethënëse për komunën e Vitisë. Ky projekt është shumë domethënës edhe nga Ministria e Mjedisit”, tha Haliti, raporton EO.

Të ngjashme