MMPH-ja përkrah Komunën e Rahovecit edhe me një projekt

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 16:05 | Nga

Ministri Ferat Shala dhe kryetari i Komunës se Rahovecit, IdrizVehapi nënshkruan Memorandumin për projektin ”Rregullimi i shtratit të lumit Rahovec“.

Ministri iMjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti sot zyrtarisht në takim, Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Në ambientin e MMPH-së mes të dyja palëve u nënshkrua Memorandumi për projektin rregullimi i shtratit të lumit “Soqishtë“Rahovec, investim i MMPH-së.

Në këtë takim, të dyja palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme