MMPH-ja përzgjedh 30 shkolla për ambientin më të pastër

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 13:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, bashkë me GIZ-in dhe organizatën Jo-Qeveritare GAC, kanë pritur në takim nxënësit e shkollave fituese në kuadër të programit për ngritje të vetëdijes në institucione edukative dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor për një mjedis të pastër, me ç‘rast u shpërndanë edhe mirënjohje, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se kjo iniciativë është shumë frytdhënëse sepse dëmin që e kanë shkaktuar në ambient të rriturit, nxënësit janë vetëdijesuar dhe po mundohen të rikthejnë në ambient të pastër vendin ku mësojnë e jetojnë.

“Faleminderit që na nxirrni për çdo ditë të angazhohemi ta përmirësojmë sado pak dëmin që e kemi shkaktuar ne të rriturit përgjatë këtyre viteve pas luftës që jemi që jemi përgjegjës”, tha Matoshi.

“E di që kushtet dhe ambienti ku po ju po shkollohemi nuk është ajo që e meritoni, ju meritoni të jetoni me një ambient të pastër, ne të rriturit nuk kemi qenë aq të përgjegjshëm edhe për shkak sfidave dhe që shumë shkollave ka qenë e dëmtuar gjatë kohës së luftës dhe ka qenë obligim i shtetit me krijuar klasa të mira”.

“…më pas me pas fokus në objektet e shëndetësisë dhe ambienti na ka mbet anash por duke ju falënderuar ideve të nxënësve dhe vullnetin e fëmijëve për të jetuar me një ambient të pastër edhe në të rriturit jemi bërë më reagues ndaj ambientit të degraduar”, shtoi Matoshi.

Ai tha se së bashku do arrijmë të krijojmë një ambient të favorshëm për jetë dhe u garantoi se MMPH-ja do të jetë përkrah nxënësve çdo herë që kanë iniciativa të tilla.

“Ju garantoj se MMPH-ja do mbështes iniciativat tuaja në çdo pjesë të Kosovës me mundësitë buxhetore e kapacitet të njerëzve duke ofruar këshilla e ligjërata për një vetëdijesim sa më të mirë të shoqërisë që në një të ardhme të afërt udhëzimi administrativ për gjoba të amandamentohet dhe të punohet në edukim të ambientit”, tha Matoshi.

Përfaqësuesja e GIZ-it, Eëelina Rathje tha se GIZ-i do të vazhdojë të mbështes nxënësit në mënyrë që ambienti të jetë i pastër për një të ardhme më të mirë, raporton EO.

“GIZ jemi përkrahës për iniciativat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit dhe jemi mirënjohjes për organizatën GAC që janë pran neve, ju falënderoj për punën që bëni me nxënësit dhe ju inkurajojmë që do merremi më shumë me ta për të ardhmen, si GIZ ju inkurajojmë të i shtyni nxënësit me punuar më shumë për ambientit sepse ata janë e ardhmja e Kosovës”, tha Rathje.

Drejtoresha e organizatës GAC, Merlina Beu-Muçaj tha se në garën “Oborri më i mirë” kanë garuar 300 institucione ku prej tyre 30 kanë qenë fituese.

“Gara që ka qenë për oborrin më të mirë ka qenë garë në 10 shkolla në nivel nacional ku me kërkesën tuaj është shtrirë edhe në komuna tjera, në garë kanë marr pjesë 300 institucione të gjitha kanë qenë fituese por vetëm 30 kanë qenë fituese në kuadër të garës Oborri më i mirë”, tha Beu-Muçaj.

Ajo tha se kjo garë do bëhet tradicionale dhe do të vazhdojë edhe më tej.

“Gara do të vazhdoj do jetë në vijim sepse është mekanizëm nxitës për të krijuar një mjedis të pastër për të gjithë”, shtoi ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme