MMPH kallëzim penal për Komunën e Zveçanit, “Lugina e Diellit” po ndërtohet pa leje

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka ngritur kallëzim ndaj komunës së Zveçanit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albena Reshitaj tha se inspektorati i MMPH-së gjatë inspektimit ka konstatuar se Komuna e Zveçanit është përgjegjëse për moszbatimin e urdhrave të ministrisë andaj edhe ka ngritur kallëzim penal lidhur me ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”.

Sipas saj, Drejtoria e Urbanizmit nuk i është përgjigjur urdhëresës së Inspektoratit të MMPH-së për dërgimin e dokumentacionit në ministri. Ajo tha se janë duke pritur përgjigjeje pasi është një afat kohor që duhet zbatuar.

“Drejtoria e Urbanizmit e komunës së Zveçanit nuk i është përgjigjur urdhëresës së Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Komuna e Zveçanit është përgjegjëse për moszbatimin e urdhëresës së dhënë nga inspektorati i ministrisë”.

“Është bërë inicim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së Urbanizimit si person përgjegjës”.

Deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha ka pyetur ministren Reshitaj lidhur me një koloni e ashtuquajtur  “Lugina e Diellit” në Mitrovicën veriore.

Sipas tij, komuna e Zveçanit i zbaton politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ju keni bërë një kallëzim penal, por cilat janë masa konkrete. A keni plan, apo keni bërë plan konkret pa komunën e Zveçanit, sepse ajo i zbaton politikat e Vuçiqit”, tha deputeti Berisha.

Të ngjashme