MMPH me aksion për largimin e objekteve montazhë në Prevallë

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur aksionin për largimin e disa objekteve montazhë në Prevallë.

Sipas vendimit të MMPH-së parashihet largimin i 14 objekteve që përfshijnë kamp shtëpiza dhe kiosqe.

Kjo ministri iu ka dërguar një kërkesë më datën 22 gusht banorëve për t’i larguar vetë, por nuk është zbatuar nga ata.

Banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit.

Sipas MMPH-së arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.

Disa prej tyre janë larguar ditën e sotme, kurse aksioni pritet të vazhdojë edhe nesër./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme